Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë, ku një makinë është kapur me drogë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg.

Burime për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip “Audi Q7”, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";