Kapen tre persona me armë në Tiranë, kërcënohet polici

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen tre persona me armë në Tiranë, kërcënohet polici

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në mjetin që po qarkullonin u gjet një armë zjarri.

 

Në prangat e policisë kanë rënë Klajdi Yzeiraj, Enton Mehmeti dhe Amarildo Nazari.

 

Advertisement

Gjatë momentit kur janë ndaluar nga policia, ka qenë Amarildo Nazari ai që drejtonte automjetin, ndërsa sipas njoftimit 41- vjeçari ka kërcënuar edhe efektivin e policisë.

 

Pas kontrollit, Yzeirajt i është gjetur arma pa leje, ndërsa shoferi i mjetit fillimisht ka dhënë deklaratë të rremë duke thënë se pistoleta i përkiste atij.

 

Advertisement

Ndëkrohë u gjetën edhe dy mjete të forta të sekuestruara gjithashtu nga blutë.

 

Pistoleta është dërguar në laborator për të parë nëse rezulton se është përdorur në krime të ndodhura gjatë kohëve të fundit apo jo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy