Shqiponjat dhe FNSH kontrolle “blic”/ Arrestohen tre persona, kapen me armë me vete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiponjat dhe FNSH kontrolle “blic”/ Arrestohen tre persona, kapen me armë me vete

Shqiponjat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpektë kanë ushtruar kontrolle “blic” në disa qytete të vendit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo armë zjarri me vete.

 

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen  e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve , Shqiponjat dhe  FNSH-të.

 

Advertisement

Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e  Komisariatit të Policisë Krujë  dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit :

 

– Leonard Gjeli alias Leonard Mamli, alias Leonard Noka, 38 vjeç, banues në Kurbin i cili kishte pistoleten me mulli dhe fishket luftarak dhe Xhentil Çypi, 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë që ishte drejtues mjeti.

 

Advertisement

Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip “Audi”  nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin XH. Ç. dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias Leonard Mamli alias Lleonard Noka.

 

Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli alias Leonard Mamli alias Leonard  Noka, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

 

Po gjatë operacionit, në Shkodër u kap dhe arrestua shtetasi  Saed Muça, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë  që e mbante në makinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy