Një skemë mashtrimi të ngjashme me ato të filmave ka përdorur ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj, duke arritur që të përfitojë deri 570 mijë euro.

 

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë 30-vjeçaren e akuzuar për mashtrim, pasi është provuar se kjo e fundit i ka marrë familjes Verracaku 340 mijë euro, me premtimin se do u lehtësonte pozitat e tyre në gjykatë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hasan, Abedin dhe Shyqyri Verracaku, babai dhe dy djemtë e tij, janë në kërkim policor në lidhje me masakrën në Velipojë në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas konfliktet për shezlonget.

 

Pikërisht nga kontaktet që ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë kishte me Verracakët, u kishte premtuar se do të ndikonte në gjykatë për t’i lehtësuar atyre pozitat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi personat e shpallur në kërkim kanë kuptuar se janë mashtruar nga Deraj, i kanë dërguar kësaj të fundit mesazhe kërcënuese. 30-vjeçarja ka shkuar më pas në polici, ku ka treguar mesazhet e kërcënimit me jetë. Policia më pas në bazë të hetimeve ka arritur që të zbardhë ngjarjen.

 

Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Milena Derajt. Ajo më herët kishte mashtruar shoqen e saj, duke i zhvatur 230 mijë euro, me premtimin e investimit në bono thesari. Mikja e saj, pasi ka kuptuar se paratë nuk ishin investuar, ka bërë kallëzim në polici.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";