Parku detar Sazan Karaburun vijon të jetë një atraksion i preferuar për turistët e huaj edhe në këto ditë vjeshte. Këtë të premte drejt Parkut janë nisur anije turistike, në bordin e të cilave ishin turistë nga Suedia,Gjermania, franca, Polonia e vende te tjera.
“Vijmë nga Kroacia dhe kjo është hera e parë .Njerëzit janë të mrekullueshëm,ndërsa moti dhe plazhi fantastic
Është mjaft bukur përtej asaj që presim .Vërtetë është shumë bukur
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Është hera e parë që vijmë në Shqipëri ,por disa prej nesh kanë ardhur dhe herë të tjera.Vijmë nga Suedia.Kemi bërë hiking,ndërsa sot do të shkojmë të vizitojmë ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit dhe shpellat përreth.
Vijmë për herë të parë në këtë qytet dhe po eksplorojmë.Po përjetojmë një eksperiencë të re.
Jam nga Rumania dhe kjo është hera e 4-t.Të tjerët janë për herë të parë.Më pëlqen deti këtu. guidat e qytetit tuaj .Vendi,ujërat dhe plazhet janë të bukura”
Operatoret turistike thonë se trendi I lundrimit me anije, me destinacion parkun detar Sazan Karaburun është në rritje .
VASIL BEDINAJ
KREU I OPERATOREVE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Cdo ditë drejt këtij parku nisen rreth 2500 turistë edhe në këto ditë të vjeshtës.Pritshmëritë janë të larta edhe në ditët në vijim.”
Bedinaj e vlerëson këtë vjeshtë më shumë se të sukseshme sa I takon numrit në rritje të vizitorëve.
VASIL BEDINAJ
KREU I OPERATOREVE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Vlora po realizon atë që është kërkuar dhe premtuar nga operatorët turistikë,shtrirjen gjithëvjetore të turizmit .Vlora në nivele të kënaqshme brenda standarteve edhe në cmimet e unifikuara të turizmit ,larg abuzimeve,ndërsa qyteti bregdetar ka cfarë ofron në të gjitha stinët e vitit.
Sipas Bedinaj,kontratat për vitin 2024 kanë nisur të vijnë ,shenja optimiste këto për mbarëvajtje të suksesshme të turizmit në qytetin bregdetar .