Zjarri në ishullin e Sazanit/ U dogjën 6 hektarë, dëmet mund të jenë të parikuperueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në ishullin e Sazanit/ U dogjën 6 hektarë, dëmet mund të jenë të parikuperueshme

Pas më tepër se dy javë punë në terren për vlerësimin e dëmit te shkaktuar nga flakët në ishullin e Sazanit, institucionet vendore dalin në një konkluzion duke bërë një bilanc për dëmin e shkaktuar.

 

Në ishullin e Sazanit sipërfaqja e shkumbuar nga flakët është rreth 6 hektarë, sipërfaqe kjo, e cila pritet të shihet në muajt në vijimë nëse është ose jo e rikuperueshme.

 

Advertisement

Sipërfaqa e cila është djegur nga flakët, ka qenë me barishte, shkurre mesdhetare, pisha dhe selvi bregdetare të mbjella në ishull që prej kohës së luftës së parë botërore. Bimësi e cila ishte mbjellë prej dekadash në ishull.

 

Ende nuk ka një numër të saktë të armatimeve të cilat kanë shpërthyer, pasi numri i fishekëve të shpërthyer mendohet ti ketë kaluar numrat treshifrorë ndërsa në numër tepër më të vogël kanë qënë predhat e shpërthyera në të, edhe pse ende për këto ska asnjë bilanc.

 

Advertisement

Pritet që në ditët në vijim institucionet vendore dhe ministritë e linjës, të dalin në një raport zyrtar për konstatimin e dëmeve të shkaktuara në Ishullin e Sazanit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy