Dy rusët dhe ukrainasi që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit.

 

Rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga Shkalla e Parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendonte se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Ai gjithashtu rrëfeu  se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat.