Gjykata lë në burg rusët e arrestuar për “spiunazh”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata lë në burg rusët e arrestuar për “spiunazh”

Gjykata e Elbasanit  dy shtetasit rus dhe një tjetër ukrainas të cilët u ndaluan pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit.

 

Ishte gjyqtarja Pajtime Fetahu e cila dha masen “arrest ne burg” per te 3 shtetasit e arrestuar, masë e njëjte me atë që kishte kërkuar Prokuroria.

 

Advertisement

Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në Uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas Fiodor Mihailovic, sipas Prokurorise, mund të kenë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse dhe secili prej tyre ka pasur detyra të përcaktuara.

 

Provat e deritanishme që hetuesit kanë paraqitur para trupit gjykues krahas dëshmive të ushtarëve por dhe banorëve të zonës janë: materialet filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake që të rinjtë kishin bërë, një automjet Chevrolet, 2 dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 laptop, karata telefoni, 1 fishek model 56 i kalibrit 7,62 mm, 1 predhë fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm si dhe pajisje të tjera.

 

Advertisement

Burime nga organi i akuzës konfirmojmë gjithashtu se në celularët e tyre janë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme, kryesisht “Telegram” si dhe fotografi të infrastrukturës energjetike të vendit tonë.

 

Mbi ta rëndojnë tri akuza, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy