Rusët e arrestuar mohojnë spiunazhin: Jemi blogerë, kemi pasion fotografimin e uzinave dhe godinave të vjetra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusët e arrestuar mohojnë spiunazhin: Jemi blogerë, kemi pasion fotografimin e uzinave dhe godinave të vjetra

Dalin në dritë të tjera të dhëna dhe detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të se shtunës në mbrëmje në uzinën ushtarake të armeve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me lëndë kimike nga disa shtetas rus.

 

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 24 vjec më deklaratrat e tyre për ngjarjen dhënë para oficerëve të Antiterrorit thanë se ishin vetëm blogerë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për turizëm.

 

Advertisement

Ata kanë dhënë si argument faktin që edhe në udhëtime të tjera kanë ndjekur pasionin e tyre për të fotografuar godina të vjetra.

 

Të dhënat e para edhe nga dëshmitë e mbledhura deri më tani bëjnë me dije se rusët, dy meshkuj dhe një grua kishin disa ditë që ndodheshin në Gramsh.

 

Advertisement

Ata janë parë nga rojet e uzinës por edhe nga banoret përreth godines ushtarake gjatë këtyre ditëve duke fotografuar.

 

Nisur edhe nga fakti që në sendet e sekuestruara në çantën e  njerit prej te arrestuarve, Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ka dyshime të forta se të arrestuarit janë pjesë e një cellule spiunazhi, pavarësisht pretendimit të tyre se janë thjesht blogere.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy