“Qëndrimet i kemi të qarta”/ Rama flet për çështjen e Ukrainës: Jemi pro zgjidhjes me dialog

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Qëndrimet i kemi të qarta”/ Rama flet për çështjen e Ukrainës: Jemi pro zgjidhjes me dialog

Në një komunikim për mediat, kryeministri Edi Rama ka treguar qëndrimin e Shqipërisë për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë do të jetë në një qëndrim të bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të shprehen në Këshillin e Sigurimit të OKB, lidhur me çështjen e Ukrainës.

 

Advertisement

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse është termi në këshillin e  sigurimit të OBK lidhur me çështjen e  Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë në luajtjen e  rolit si një vend që promovon paqen dhe sigurinë”, tha Rama në konferencën për shtyp. Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin. Ko konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute  si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konktrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një partner shumë i qëndrueshëm në atë font vendesh ku kemi zgjedhur të jemi si popull si komb si shtet, për të qenë një vend që fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe mendon siç e thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit apo një pikë e fundit e bishtit dhe që vetëm tund kokën ën shenjë aprovimi apo bën edhe më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën”, tha Rama

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy