Sekuestrohen 4 mina me telekomandë gjatë operacionit te koduar “Furnitori” në Durrës.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Efektivet e ndaluan kete shtetas, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";