Po shisnin mina me telekomandë/ Kapen dy persona në flagrancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po shisnin mina me telekomandë/ Kapen dy persona në flagrancë

Dy persona me precedent të mëparshëm penal janë arrestuarf në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Distanca”.

Ata akuzohen për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.

Agron Gurakuqi dhe Bledian Gresa u kapen teksa po bëheshin gati të shisnin mina kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë.

 

Advertisement

Agron Gurakuqi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka qënë dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, ndërsa Bledian Gresa, 35 vjeç, banues në Tiranë, ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.

 

Gjatë  kontrollit fizik, shtetasit Agron Gurakuqi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.

 

Advertisement

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Bledian Gresa, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy