Arrestohet në flagrancë i riu që shpërndante kokainë në qytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet në flagrancë i riu që shpërndante kokainë në qytet

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Durrësit.

 

Gjatë një kontrolli në Hamallaj në një lokal ku ndodhej shtetasi A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën 13 doza me lëndë narkotike kokainë.

 

Advertisement

Për këtë arsye 24 vjecari me iniciale A.K, banues në Durrës është arrestuar në flagrancë . Ai ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Hamallaj (pronari lokalit), për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij u gjetën 6 fishekë dhe shtetasi L. B., 31 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike marijuanë.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 doza me lëndë narkotike kokainë, 6 fishekë, një sasi lënde narkotike marijuanë dhe një peshore elektronike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy