Dy fierakët kapen në flagrancë me drogë në makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy fierakët kapen në flagrancë me drogë në makinë

Policia e Korcës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe kufijve shtetërorë.

 

Eltjon Mersala , 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje) dhe  Petrit Shkrela, 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”) u prangosën nga forcat e rendit.

 

Advertisement

Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se dy shtetas me një automjet tip “Volksëagen Polo”, do të transportonin lëndë narkotike, forcat e rendit kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Pogradec-Korçë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e mësipërm, në afërsi të Qafë-Plloçës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy