Gerti Shima është emëruar si  sekretari  i përgjithshëm i komitetit olimpik shqiptar. Lajmin e ka publikuar vetë  faqja zyratre e Koksh-it që me anë të një postimi prezantoi Shimën në detyrën e tij më të re.

Nga ajo cfarë bëhet me dije ka qënë një propozim i presidentit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, që më pas u miratua dhe nga Komitetit Ekzekutiv i Institucionit.

Sportisti  i njohur i Tiranës ka një karrierë të sukseshme si basketbollist duke luajtur në disa klube brenda dhe jashtë vendit ndërsa ka udhehequr kuqezinjtë e sportit të koshit si kapiten i skuadrës .

Shima zëvendësoi Stavri Bellon që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Koksh-it për plot 25 vite .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";