Opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore. Deputetja e PD Dhurata Çupi bëri me dije se parkicës parlamentare duhet ti njihen të drejtat e saj kushtetuese.

I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin  që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.

Kujtojmë se grupi i opozitës është shprehur kundër miratimit të ligjit për komisionet hetimore dhe dekretimit nga presidenti Begaj.

Në propozimet e bëra nga Ermonela Felaj, dhe që u votuan vetëm me votat e socialistëve në Kuvend në dhjetor, saktësonte se duhet të ketë një objekt hetimi shumë të gjerë. Rregullimi i ri ligjor vendosi si kusht që nisja e një hetimi parlamentar, të jetë: një çështje konkrete dhe të ketë të dhëna të mjaftueshme apo incidicie që e bëjnë komisionin të nevojshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në draftin e prezantuar nga deputetja Ermonela Felaj dhe të miratuar në Kuvend thuhet se do të ndryshojë praktika e thirrjes së dëshmitarëve në komision apo edhe pyetjeve që atyre duhet tu drejtohet./vizionplus.tv