Opozita: Bllokojmë Parlamentin, nuk tërhiqemi nga kërkesat për komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita: Bllokojmë Parlamentin, nuk tërhiqemi nga kërkesat për komisionet hetimore dhe reformën zgjedhore

Opozita do të vijojë aksionin për bllokimin e mbledhjeve të parlamentit, të enjten në seancë plenare dhe të premten në komisionin e reformës zgjedhore. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, deputetët kanë vendosur të vazhdojnë aksionin e mosbindjes civile deri në plotësimin e kërkesave të opozitës.

“Deputetët sot në kryefjalën e diskutimit të tyre kishin përshkallëzimin e protestës, përshkallëzimin e aksionit tonë dhe diversifikimin e tij.”, tha sekretari i përgjithshëm i “Rithemelimit” Flamur Noka.

Reforma zgjedhore mbetet një prej kërkesave kryesore të opozitës dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, do t’i çojë sërish parlamentit përbërjen e re të këtij komisioni dhe vendosjen e Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar të reformës.

Ndërkaq Oerd Bylykbashi, i cili ka drejtuar çdo reformë në emër të PD në dekadën e fundit, ka sqaruar se vetëm një reforme konsensuale me opozitën real mund të garantojë rregulla loje të barabarta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Advertisement

“Mbajtja dhe çuarja përpara e një reforme zgjedhore të njëanshme, duke e shitur atë për konsensuale dhe bipartizane, është shërbimi më i keq që mund t’u bëhet zgjedhjeve dhe shqiptarëve.”, deklaroi nënkryetari i “Rithemelimit” Oerd Bylykbashi.

Por sot në mbledhjen e grupit parlamentar nuk munguan zërat si Ervin Salianji, që kërkuan diversifikim të betejës në parlament, duke përfshirë edhe diskutime e debate për ligje të ndryshme e jo vetëm bllokim./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy