Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se paketa ligjore për kompesimin e ish pronarëve është plotësuar.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, Manja thekson se procesi i njohjes dhe shpërblimit të pronës nuk kanë më asnjë pengesë ligjore, ndaj ish pronarët duhet të aplikojnë për njohjes e pronës dhe marrjen e shpërblimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kaluam dy vendime të rëndësishme në lidhje me kompensimin e pronave, kështu kompletojmë paketën nënligjore. Procesi i njohjes së pronës dhe shpërblimi i pronës nuk ka asnjë pengesë ligjore. Çdo ish pronar që do të bëjë një kërkesë për njohjen e pronës, i kthehet fizikisht siç e kanë pasur kur i është konfiskuar, nëse është e lire”, tha ai.

 

Ndërkohë, Manja thekson se ato ish pronarë, që i është zënë prona me ndërtime ose do përdoret për shërbime publike, do kenë një shpërblim financiar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";