Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave/ Manja: Do ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave/ Manja: Do ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,.

 

Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta.

 

Advertisement

Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit.

 

“Shqipëria nuk mund të jetë një vend që mund të kryhen veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Me këto rregullime ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ndryshimet e propozuara zvogëlojnë rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai i zgjerimit të rrethi të personave të ekspozuar politikisht, shtohen kategori të tjera të subjekteve, pavarësisht se me sa pushtet ekonomik apo politik janë. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar”, tha Manja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy