Kryetari i Partisë Demnokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se pavarësisht se ka konfiskuar vulën e PD-së, nuk do të mund të shpëtojë nga PD-ja.

 

Gjatë takimit me kandidatët e PD-së për kryetar bashkie, Berisha nënvizoi se Rama mendon se e ka goditur opozitën e vërtetë me vendimin e parafabrikuar për vulën, por është tërësisht e kundërta sipas kreut të PD-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke menduar se, do mund të na pengojë, të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet e 14 majit si burracak, ai shtyu gjer tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të Gjykatës së kontrolluar 100 % prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta. S’do të shpëtojë kurrë nga PD-ja”, tha Berisha.