Nisja e hetimeve nga SPAK/ Berisha mbron Metën, paralajmëron Ramën: Do kesh fundin e merituar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisja e hetimeve nga SPAK/ Berisha mbron Metën, paralajmëron Ramën: Do kesh fundin e merituar!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së  hetimeve nga SPAK për kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Në një postim në Facebook, me tone të ashpra, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama po kërkon të shpëtojë veten nga afera korruptive, duke fabrikuar dhe falsifikuar sipas tij dokumente për Metën.

 

Advertisement

Berisha shton se shumë shpejt, Rama dhe qeveria e tij një partiake do të kenë fundin e merituar dhe dënimin sipas kryedemokratit do e marrin nga populli.

 

Postimi i plotë i Berishës:

 

Advertisement

Edi Rama, je i pashpresë!

 

Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij.

 

Advertisement

Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën  dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor.

 

Advertisement

Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar! sb

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy