Konsumi final i popullatës u normalizua në tremujorin e tretë të vitit 2021 duke qëndruar në mesataren e dy viteve të fundit të para krizës (2018-2019).

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi final i popullatës në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 3.33 % në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020, ku konsumi kishte pësuar rënie me -3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë Covid-19.

 

Të dhënat të tjera të INSTAT që u morën nga ecuria e tregtisë me pakicë tregojnë se, rritja e konsumit në këtë tremujor u udhëhoq nga shpenzimet për produkte farmaceutike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pas produkteve farmaceutike, me rritjen më të lartë të shitjeve rezultojnë artikujt industriale në njësi të specializuara tregtare, që përfaqësojnë kryesisht materialet të ndërtimit. Shitjet në këto produkte u rriten me 16% në krahasim me 3-mujorin e tretë 2019, ndërsa në raport me vitin 2020 ato u rriten vetëm me 0.8%.

 

Grupi i tretë më rritjen më të latë të shitjeve ishin mobilet dhe elektroshtëpiakët. Në tremujorin e tretë 2021 shitjet në këto artikuj u rritën me 11.2 për qind në krahasim me periudhën e para-krizës dhe me 2.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe te vitit 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në raport me parakrizën pati rënie të shitjeve vetëm në produktet kompjuterike me rreth 2 %. Kjo rënie erdhi pas mbingopjes që pati tregu nga shitjet e mëdha gjatë periudhës së karantinës tremujorin e dytë të vitit 2020.

 

Tregtia me pakicë u ndikua ndjeshëm nga zhvillimet pandemike të cilat riorientuan konsumin në disa artikuj, kryesisht ushqime, produkte farmaceutike. Periudha e karantinës dhe qëndrimi në shtëpi nxiti ndjeshëm rikonstruksionet dhe blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me heqjen e masave kufizuese shitjet u kthyen në normalitet për të gjitha produktet, por për produktet farmaceutike kërkesa mbeti i lartë pasi përhapja e pandemisë vazhdon.

 

Vitet e fundit konsumi final i popullatës po ndikohet negativisht edhe nga faktori demografik. Çdo vit emigrojnë nga vendi mijëra persona, mungesa e të cilëve reflektohet menjëherë ne tregti dhe konsum. Vit pas viti qindra njësi të tregtisë me pakicë në qarqet e vendit mbyllen për shkak të pakësimit të banorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rënia e konsumit rrezikon më së shumti bizneset në sektorin e tregtisë. Ky sektor ka ardhur në tkurrje vitet e fundit. Përgjatë dekadës pesha e tregtisë në prodhimin e Brendshëm Bruto ka rënë me 1 pikë përqindje.

Përgjatë vitit të fundit konsumi i popullatës ka ndryshuar sjellje duke u përshtatur me situatën. Gjate periudhës së pandemisë, blerjet janë përnderuar tek ushqimet, shërbimet shëndetësore dhe medikamentet dhe pajisje teknologjike që siguronin punën dhe komunikimin në distancë.

 

Në tre dekadat e fundit konsumi ka qenë motori i rritjes ekonomikë në vend. Kalimi nga një ekonomi e centralizuar me cikël të mbyllur drejt ekonomisë së tregut e çoi modelin ekonomik të vendit nga prodhimi tek konsumi. Konsumi është ushqyer veç burimeve të brendshme nga remitancat./Monitor

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";