‘Ekonomia rritet me 17.9% në tremujorin e dytë’/ Ahmetaj: Rimëkëmbja, prioritet kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Ekonomia rritet me 17.9% në tremujorin e dytë’/ Ahmetaj: Rimëkëmbja, prioritet kryesor

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj po zhvillojnë një konferencë të përbashkët në Kryeministri, me fokus ekonominë.

 

Ahmetaj shprehet se ekonomia është rritur me 17.9% në tremujorin e dytë, duke arritur sipas tij rritjen më të lartë në rajon

 

Advertisement

Kjo rritje, shton Ahmetaj, zbut masivisht efektet e pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi.

 

“Efekte pozitive në ekonomi pas tërmetit dhe pandemisë. Rimëkëmbja ekonomike ka nisur të ndihet. Performancë pozitive në importe dhe eksporte. Ka ringritje të konsumit familjar. Kemi ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Këto janë siç e theksoj trendë të konsoliduara që tregojnë ringritjen ekonomike. Kemi shumë punë përpara për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur të ardhurat, për të ndihmuar ata më shumë në nevojë dhe të rinjtë që të bëhen pjesë aktive. Gjithë puna që bëmë 4 vite është e përshkruar në programin e qeverisë, jam modestisht i kënaqur të them që trendët e para janë shumë shpresëdhënëse.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy