Në Greqi, studiuesit kanë bërë një përllogaritje të përafërt të bartësve të virusit SARS-CoV-2 përmes ujërave të zeza. Studimi është bërë vetëm për Athinën dhe, referuar shifrave, jep një panoramë shqetësuese të situatës së të infektuarve.

Ngarkesa virale e gjetur në ujërat e zeza të Athinës tregon se mund të ketë 80 000 deri 90 000 bartës simptomatikë ose asimptomatikë të Covid-19 në zonë, tha Nikos Thomaidis, profesor i kimisë analitike në Universitetin e Athinës.

Në një intervistë për Skai TV, Thomaidis sqaroi se modeli i llogaritjes është i pasigurt për sa i përket numrave absolutë, por është i besueshëm për sa u përket ndryshimeve të vëzhguara në ujërat e zeza.

Studiuesit besojnë se ngarkesa virale mund të ulet rreth 10 ditë pas hyrjes në fuqi të masave të reja, që nisin sot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç raporton Kathimerini, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi do të krijojë një Rrjet Kombëtar të Epidemiologjisë së Kanalizimeve, me qëllim monitorimin, regjistrimin dhe paralajmërimin e hershëm mbi përhapjen e virusit SARS-CoV-2 në komunitet.