“Biznesi nuk njeh kufij”, sipërmarrës grekë e shqiptarë mblidhen në Athinë! Marrin pjesë minstrat Denaj e Majko

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Biznesi nuk njeh kufij”, sipërmarrës grekë e shqiptarë mblidhen në Athinë! Marrin pjesë minstrat Denaj e Majko

Mbahet në Athinë konferenca “Biznesi nuk njeh kufij” organizuar nga Dhoma e Biznesit të Athinës për sipërmarrësit shqiptarë.

Të pranishëm në këtë aktivitet nga pala greke ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, Kryetari i Dhomës së Tregtarëve të Athinës, Giannis Chatzitheodosiu, nga pala shqiptare ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko dhe minister e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Aktivitetin e kanë përshëndetur ambasadore e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, atashe Ekonomik i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Sarandis Moschovis, κreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, anëtar i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtarëve të Athinës dhe inisiator i idesë për konferencën, Kristaq Konduri, aktivistët dhe sipërmarrësit shqiptarë në Greqi, Ermal Sulaj dhe Arjan Gusho, specialistë të sferës tatimore për biznesin etj.

Ministri i Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko e cilësoi Dhomën e Biznesit të Diasporës si një mundësi reale për mbështetjen e investitorëve shqiptarë dhe grekë që të krijojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Advertisement

Si dhe shtoi se Shqipëria ka avancuar në krijimin e një ambienti lehtësues për investitorët, duke mbështetur dhe nxitur bizneset për të ritur potencialin e tyre të investimit në Shqipëri. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në fjalën e mbajtur ftoi sipërmarrësit shqiptarë në Greqi të investojnë, madje shprehu hapur mbështetjen për iniciativa të përbashkëta.

Ajo deklaroi dy synimet që ka qeveria shqiptare, që janë eliminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe rritja dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve tregtare.

 

 

Advertisement

Ministri grek për Zhvillimin dhe Investimet, Adonis Georgiadis shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. “Dhoma e tregtisë do të luajë një rol thelbësor. Është një realitet ekonomik se duhet të forcojmë për të mirën dhe të Greqisë dhe të Shqipërisë por dhe Ballkanit e të gjithë vendeve tona fqinje”, tha ai.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Greqi, Giannis Chatzitheodosiou tha se janë rreth 4 mijë shqiptarë anëtarë të saj duke konfirmuar se ekziston njën interes suhmë i madh për investime. “Synimi im më të mirën për biznesmenët shqitar, sidomos për çështjen e emigrantëve”, tha ai duke shtuar se pandemia është sfidë e përbashkët.

Ndërsa, ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga bëri të ditur se është instituar për të nisur diskutimet në fushën e sigurimeve shoqërore duke shpresuar sa më parë dakordësinë e palës greke dhe nisjen e bisedimeve për këtë marrëveshje.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka foli për marrëdhëniet e mira mes dy Dhomave dhe tha se në pritje për shkak të pandemisë është lënë një protokoll marrëveshje bashkëpunimi mes dy Dhomave, si dhe kërkoi diskutime për çështje konkrete duke përmendur këtu dhe problematikat e licencave të kompanive të transportit të udhëtarëve etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy