Ish lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar betejën ligjore për regjistrimin e kësaj force politike nën firmën e tij. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit të KQZ, Ilirian Celibashi për ta lënë atë jashtë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njohu si kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe e regjistroi këtë subjekt nën firmën e tij, duke zbatuar kështu vendimin e KAS.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky vend u cilësua si politik nga Berisha, i cili kërkon regjistrimin e PD nën emrin e tij. Nga ana tjetër, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” u regjistruan vetëm Partia e Lirisë, LDK dhe PBDNJ.