KQZ shqyrton regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”/ PD: U përdor logoja jonë, kërkesa e paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ shqyrton regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”/ PD: U përdor logoja jonë, kërkesa e paligjshme

Këtë të shtunë Komisioni Qendron i Zgjedhjeve ka nën shqyrtim regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me kërkesë nga kreu i “Foltores”, Sali Berisha dhe aleatët e tij.

 

Ky koalicion mban firmën e Berishës nën logon e PD, subjekt i cili rezulon i regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me firmën e Alibeajt.

 

Advertisement

I pranishëm në seancë, përfaqësuesi i PD ligjore, Indrit Sefa kërkoi që ky koalcion të mos pranohet nga KQZ. Sefa deklaroi se është shkelur ligji dhe po mashtrohen qytetarët.

 

 

“Duhet të konstatojmë dhe njëherë faktin se sekretari i përgjitshëm me keqardhje nuk ëhstë njohur as ai me vendimin me datë 16.03.2023, ku PD është regjistruar si subjekt zgjedhor. Unë si përfaqësues i përhershëm i PD, iu konfirmoj se PD nuk ka bërë asnjë koalicion. Janë përdorur emri, karakteristikat dhe logo e PD. Neni 65 përcakton qartë, nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar nga ky komision dhe nga ligji. Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit në mashtrim të njerëzve” tha ai.

Advertisement

 

Nga ana tjetër, Berisha ka theksuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të regjistruar PD nën emrin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy