KQZ shqyrton regjistrimin/ PD akuza Celibashit: Zvarrite vendimin, shkaktuat dëm të jashtëzakonshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ shqyrton regjistrimin/ PD akuza Celibashit: Zvarrite vendimin, shkaktuat dëm të jashtëzakonshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rishqyrton kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përfaqësuar ligjërisht nga Indrit Sefa, PD deklaroi se kryekomisioneri Ilirian Celibashi nuk ka zbatuar ligjin. Sefa deklaroi se Celibashi ka zvarritur vendimin për PD dhe i ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm kësaj force politike.

 

“Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zvarritja edhe zgjatja e këtyre afatave i ka sjellë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Demokratike”, tha Sefa.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Sefa ka kërkuar që kërkesa e grupi që ai përfaqëson të shqyrtohet ndarazi nga ajo e Berishës, duke theksuar se ka vetëm një kërkues nga PD. Pas refuzimit për plotësim të dokumentacionit të kërkuar nga KQZ, PD vendosi të ankimojë vendimin e Celibashit në KAS. Ky institucion vendosi të rikthejë çështjen në KQZ derisa të jepej një vendim përfundimtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy