“Beteja” e regjistrimit në KQZ/ Sefa: Do ankimojmë vendimin e Celibashit, ka bërë interpretim mbi ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Beteja” e regjistrimit në KQZ/ Sefa: Do ankimojmë vendimin e Celibashit, ka bërë interpretim mbi ligjin

Përfaqësuesi i PD në KQZ Indrit Sefa ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin blu. Ai është autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e PD në zgjedhje, por KQZ ditën e sotme u ka kërkuar që të plotësojnë disa mangësi në dokumantacion.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, Sefa “fajësoi” Celibashin se po ushtron interpretim mbi ligjin, ndërsa thekson se dokumenti i dorëzuar është i saktë.

 

Advertisement

Ai theksoi se pret vendimin e zbardhur, për ta ankimuar në Komisionin e Ankesave.

 

Intervista e plotë:

 

Advertisement

-Komisioneri shtetëror, Celibashi ju ka dhënë dy ditë kohë që të plotësoni mangësite në dokumentacion: A jeni ju dakort me këtë vendim? 

 

Ne do të ankimojmë këtë vendim. Jemi në ritje akoma. Po presim zbardhjen e vendimit të KQZ për të bërë ankimim. Deri tani ende nuk është bërë gati dhe nuk na është komunikuar për të mbajtur edhe ne qëndrimin tonë në seancë publike.

 

Advertisement

-Përse jeni kundër zoti Sefa?

 

Jemi kundër sepse Komisioneri i Zgjedhjeve ka bërë interpretim mbi ligjin. Po të shikoni argumentet që dha në seancën publike tha nga pikëpamja ime ky autorizim nuk është i plotë. Pra i hyri interpretimit të dispozitave ligjore. Ai përmendi edhe faktin që edhe deklarata për regjistrimin e subjektit zgjedhor do firmosur nga kryetari që është përsëri interpretimi i tij. Po të marrim në ligjëratë të drejtë dhe dispozitën e kodit, përcaktohet që edhe partitë politike regjistrohen nga kryetari, ndërkohë që ka subjekte që autorizohen persona të tretë për të regjistruar subjektin zgjedhor.

 

Advertisement

-Po nëse komisioni i Ankesave vendos në favor të zotit Celibashi, pra ju thotë që ta plotësoni këtë dokumentacion, çfarë do të bëni?

 

Ne num mund të bëjmë hamendësime me Komisionin e Ankesave. Unë mendoj që kërkesa e paraqitur nga PD është një kërkesë që i plotëson kushtet ligjore dhe si e tillë duhet të detyrojë KQZ për të regjistruar kërkesën e PD, për regjistrimin si subjekt zgjedhor.

 

Advertisement

 

-A keni kontraktuar me zotin Basha dhe nëse po, çfarë qëndrimi ka ai lidhur me firmosjen e deklaratës?

 

Nuk kam komunikuar.

Advertisement

 

-Po si e keni marrë këtë vendim kur zotit Basha i është kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të hedh firmën e tij?

 

Unë kam tagër të plotë me autorizim të ndjek rrugën ligjore që më takon.

Advertisement

 

-Përse sipas jush pala tjetër që përfaqësoi Berishen nuk kishte të drejtë të regjistrohej në zgjedhje?

 

Sot PD në regjistrin e partive politike drejtohet nga zoti Basha. Fakti tregon që legjitimitetin e kanë organet drejtuese të PD.

Advertisement

 

-Nëse Gjykata e Shkallës së Parë do vendos ndaj zotit Berisha, çfarë ju mbetet?

 

Ne marrim masat që na cakton kodi zgjedhor. Me hipoteza nuk ecim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy