“Jo” përgjime pa lejen e prokurorisë/ “Kushtetuesja” shpall vendimin mbi ligjin për Policinë e Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo” përgjime pa lejen e prokurorisë/ “Kushtetuesja” shpall vendimin mbi ligjin për Policinë e Shtetit

Gjykata Kushtetuese shpalli këtë të hënë vendimin mbi ligjin për Policinë e Shtetit, duke pezulluar zbatimin e nenit 131 të këtij ligji, që iu jep të drejtë efektivëve që të përgjojnë qytetarët pa një urdhër të lëshuar nga Prokuroria

 

Sipas Kushtetueses, ky nen “vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik”.

 

Advertisement

Neni 131 parashikonte që kur disponohen të dhënat që një person ka kryer apo po planifikon të kryejë një krim, policia, me leje të prokurorisë, kryen përgjim të fshehtë ambiental të bisedave në vende publike ose në mjete transporti, përgjon bisedat telefonike si dhe bën fotografime të fshehta, regjistrim audio ose video etj.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

 

Advertisement

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt:

 

– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Advertisement

-Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

 

Advertisement

– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar,vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”,sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

 

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

 

Advertisement

VENDOSI:

 

Pranimin e kërkesave.

2. Shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 dhe të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar. 3. Pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy