Reformë e thellë në Policinë e Shtetit/ Paralajmëron Çuçi: Do të ndryshojnë titullarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reformë e thellë në Policinë e Shtetit/ Paralajmëron Çuçi: Do të ndryshojnë titullarët

Në Policinë e Shtetit do të nisë një reformë e thellë sepse sipas ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ka të meta në luftimin e kriminalitetit.

 

Një lëvizje e tillë vjen pas masakrës në Velipojë dhe aksidentit të rëndë me katër viktima, ndërsa Çuçi paralajmëroi para gazetarëve se do të ndryshohen titullarët.

 

Advertisement

“Disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitetit apo fataliteteve në qarkullim. Kjo është e pavërtetë, faktet dhe shifrat pohojnë të kundërtat. Kjo nuk do të thotë se policia nuk ka të meta dhe po përgatitemi për një fazë të re reformash. Do të ketë një ndryshim të thellë për titullarët në nivel qarku. Do të krijojmë një kuadër rregullator të ri për të futur praktikat e hetimit të të ardhurave edhe për drejtuesit e makinave të shtrenjta, që kapen në shkelje të përsëritur. Efektivët do të pajisen të gjithë me kamera trupi. Do të kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit. Do të kontrollojmë me teknologjinë  më të mirë të botës në kontrollin e terriutorit, do të jemi në nivelin më të lartë për nga cilësia.”

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy