Monika Kryemadhi kërcënon Policinë e Shtetit: Populli e vrau me gurë policinë e Mubarakut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Monika Kryemadhi kërcënon Policinë e Shtetit: Populli e vrau me gurë policinë e Mubarakut

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kërcënon Policinë e Shtetit, duke iu kujtuar policinë e Hosni Mubarak në Egjipt.

Monika Kryemadhi: Ekipi i “Shqiponjave” ka qenë ekipi më brutal dje. Kanë qenë personat më të dhunshëm. Nuk e kuptoj cfarë urrejtje kanë. Ndoshta ngaqë është një seksion i policisë së shtetit që është krijuar nga rilindja. Por dua ti tregoj të gjithë atyre policëve se metodat që kanë përdorur ndaj studentëve, grave dhe vajzave kanë qenë shumë të shëmtuara.

Ju kujtoj rastin e policisë së Mubarakut, ku populli nuk u mor vetëm me Mubarakun, por populli e vrau me gurë policinë e Mubarakut.

Ka disa lloje policish. Ka disa polici si ajo e Ukrainës që në momentin që qeveria urdhëroi që të godisnin dhe qëllonin mbi popullin e tyre ata hodhën armët dhe helmetat dhe u bashkuan me qytetarët.

Advertisement

Por ka edhe nga ajo polici, që edhe pse paguhet shumë pak, godasin në një mënyrë shumë kriminale.

Kryemadhi tha se nuk beson tek drejtësia e re, por tek drejtësia që ajo shpreson se do të vijë një ditë.

Monika Kryemadhi: Unë nuk mendoj që kjo do ngelet me keq. Nuk do vazhdojmë vetëm me procedimet në prokurori, sepse ne nuk besojmë prokurorinë, as gjykatat, nuk besojmë asnjë institucion të sistemit të drejtësisë së re për të cilin janë harxhuar miliona euro që kanë ardhur për këtë gjë.

Ne do besojmë tek drejtësia e vërtetë që do të vijë një ditë. Por edhe personale do ta kenë të gjitha ata me ne. Ajo që është e rëndësishme është që urrejtjen që mund të ketë çdo njeri nuk mund ta nxjerrësh ndaj një vajze apo gruaje. Aty asnjë për ne nuk protestonte për votat dhe pushtetin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy