PD akuza Celibashit: Po zvarrit vendimin për regjistrimin tonë në zgjedhje, do ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD akuza Celibashit: Po zvarrit vendimin për regjistrimin tonë në zgjedhje, do ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka akuzuar komisionerin e KQZ, Ilirian Celibashin se po zvarrit vendimin për regjistrimin ose jo të PD në zgjedhjet e 14 majit.

 

Para gazetarëve, Sefa deklaroi se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ishte bërë e qartë së nuk do të dorëzohej asnjë dokumentacion shtesë dhe vendimi duhej të ishte marrë pas përmbushjen së afatit të lënë nga ky institucion.

 

Advertisement

Përfaqësuesi ligjor i PD akuzoi Celibashin se po e shtyn afatin me interpretimet e tij dhe nuk po i lë hapësirë kësaj force politike që të mund të ndjekë procedurat e tjera ligjore, duke iu referuar ankimimit në KAS.

 

“Celibashi la një afat ligjor 48 orë, të cilën ai vetë në momentin që ka kaluar afati 48 orë nga afati që la, Celibashi a duhej të dilte me një vendimmarrje, duhet të dilte vetë ai.  Në asnjë moment nuk mund ta shtynte këtë afat me interpretimet e tij. Në momentin që ai afat nuk u plotësua dhe nga ana jonë u bë e qartë se nuk do të paraqitej asnjë dokumentacion shtesë Celibashi duhej të dilte me një vendim përfundimtar dhe do të ishte vendimi përfundimtar që do të ankimohej në KAS, në rast se Celibashi refuzon regjistrimin e PD”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Në të njëtën kohë, Sefa bëri me dije se PD do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

“Jemi subjekt zgjedhor, institucional dhe ndjekim të gjitha institucionet ligjore. Jemi të qartë të ndjekim të gjithë hapat ligjorë”, tha ai.

 

Advertisement

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i la PD zyrtare 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi argumentoi se autorizimi i Lulzim Bashës për delegim kompetencash ishte i paplotë dhe i paqartë. PD refuzoi të pranonte kërkesën e KQZ me pretendimin se dokumentet e dorëzuara në këtë institucionin ishin konform me procedurat që duhen ndjekur për regjistrimin e këtij subjekti në zgjedhjet vendore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy