Qeveria e Kosovës ndalon prodhimin e kriptovalutave në të gjithë territorin. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri me dije se vendimi erdhi nga rekomandimet e Komitetit Teknik që u themelua për Masat e Emergjencës në Furnizimin me Energji.

“Këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruan ministrja në rrjete sociale.

Gjithashtu sqaron se “institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";