Kriza energjetike, Kosova shpall gjendjen e emergjencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza energjetike, Kosova shpall gjendjen e emergjencës

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të krizës së energjisë elektrike.

Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e detyrimet të veçanta për ndërmarrjet e energjisë. Përmes një vendimi, qeveria e Kosovës ka themeluar edhe Komitetin Teknik Emergjent.

“Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për ta mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës.

Në fillim të muajit tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli 6 muajit në vazhdim gjendjen e emergjencës. Sipas atij vendimi, operatorët e energjisë duhet të pezullojnë investimet, për të garantuar rrymë pa ndërprerje, ndërsa qeveria duhet të sigurojë fondet për të kaluar me sukses situatën e jashtëzakonshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy