Në një kohë kur Gjirokastra është në situatë kritike për shkak të zjarreve, kreu i bashkisë, Flamur Golemi tha për mediat se flakët janë ndezur me qëllim.
Ai kërkoi nga autoritetet që zjarrvënësit të marrin ndëshkimin e merituara.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Sot është riaktivizuar një vatër, po punohet për ta vënë në kontroll. Situata sot është më e qetë, por s’duhet të humbasim vigjilencën. Nuk do thosha se kjo është shkaktuar thjesht nga një pakujdesi njerëzore sepse tri vatra në të njëjtin moment më duket e paimagjinueshme. Të vendosen para ligjit këta kriminelë. Në dijeninë time janë dy persona të proceduar, u takon organeve ligjzbatuese të merren me këtë gjë. Këta kriminelë s’duhet të tolerohen.”
