OSBE tërheq vëmendjen: Mos lejoni kriminelët të fusin duart në zgjedhjet e 25 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OSBE tërheq vëmendjen: Mos lejoni kriminelët të fusin duart në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, i ka bërë një apel të fortë politikës dhe policisë së shtetit duke thënë se personat e inkriminuar në vendin tonë zotërojnë armë dhe para, por në zgjedhjet e 25 prillit duhet të zbatohet ligji.

 

“Kriminelët zotërojnë shumë gjëra, por ata i frikëson e vërteta dhe rregullat në demokraci. Përfshirja e prokurorisë është e rëndësishme”.

 

Advertisement

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi i kërkon policisë që të zbatojë ligjin dhe që drejtuesit e saj nuk duhet të përfshihen në fushatën elektorale.

 

‘Drejtuesit e policisë nuk duhet të jenë të angazhuar që të marrin pjesë në fushatë, do të duhet të qëndrojnë të paanshëm dhe duhet të tregojnë që janë’.

 

Advertisement

Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se fushata në kohë pandemie kërkon angazhim shumë më të madh të dikasterit që drejton.

 

“Zgjedhje në kohë pandemie, ndikojnë në fushatën por edhe angazhim më tepër për policinë që duhet të veprojë me korrektësi e ligj”.

 

Advertisement

Deklaratat u bënë në nisje të procesit të trajnimit të punonjësve të Policisë që do angazhohen në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy