Pas rastit të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila shfaqej duke “sfiluar” në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ILD ka dërguar një ekip të posaçëm, ku pritet të bëjë një inspektim në mjediset e këtij institucioni.
Grupi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë do të fotografojë ambientet e Gjykatës, për të verifikuar nëse videot e gjyqtares të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” janë bërë në këto ambiente.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kapedani ka deklaruar përmes një reagimi se nuk ka “Tik-Tok”, ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës. Ajo i konsideroi videot si sulme ndaj saj me qëllim prishjen e imazhit.
