Ndryshohen “ligjet” e Drejtësisë/ Ndërhyrje për SPAK, gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshohen “ligjet” e Drejtësisë/ Ndërhyrje për SPAK, gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese

Ne 15 mars, diten e fundit para se parlamenti te mbyllet per shkak te zgjedhjeve, raporton Vizion Plus,  mazhoranca ka vendosur te ndryshoje ligjet e reformes ne drejtesi.

Partia socialiste ka vendosur te nderhyje tek ligjet qe rregullojne veprimtarine e  spakut, gjykaten e larte dhe gjykaten kushtetuese; dhe burime brenda mazhorances bejne me dije se te gjitha ndryshimet jane dakortesuar ne partneret nderkombetare

Mazhoranca ka vendosur ta cliroje spakun nga korrupsioni ne vlera te vogla per ti krijuar me shume hapesire per tu marre me ceshtjet e rendesishme. Sipas ketyre ndryshimeve prokuroria e posacme do te aktivizohet vetem kur vlera qe ka perfituar nje zyrtar ne menyre te paligjshme eshte mbi 50.000 leke.

Nje pjese e ndryshimeve synojne ti lehtesojne punen gjykates se Larte e cila ka aktualisht vetem 3 anetare nga 19 qe duhet te kete.

Advertisement

Ndersa per gjykaten Kushtetuese, ndryshimet synojne te pershpejtojne procesin e zgjedhjes se 3 gjyqtareve kushtetuese qe I takojne gjykates se larte.

Sipas ligjit te miratuar ne vitin 2016 duhet qe gjykata e larte te kete 14 anetare per te shqyrtuar kandidatet per kushtetutesen. Por meqenese sot jane vetem 3 gjyqtare ne kete gjykate, mazhoranca ka ndryshuar ligjin duke vendosur parashikimin se mjaftojne 9 anetare te kesaj gjykate per nisur procesin e plotesimit te Kushtetueses.

Aktualisht gjykata Kushtetuese ka bosh vetem 3 vende; te treja duhet te zgjidhen nga gjykata e larte e cila per shkak te mungeses se anetareve nuk ka nisur asnje procedure.

Qe prej djegies se mandateve nga opozita, mazhoranca socialiste ka nderhyre disa here ne paketen e ligjeve te reformes ne drejtesi pasi I ka 84 votat e nevojshme per te realizuar keto ndryshime

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy