35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë/ Sadushi: Në 9 muaj shqyrtuam 2 mijë çështje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë/ Sadushi: Në 9 muaj shqyrtuam 2 mijë çështje

Edhe pse vetëm me 3 anëtarë, Gjykata e Lartë, është përballur me një ngarkesë prej më shumë se 35 mijë çështjesh gjyqësore të pashqyrtuara.

Në një deklaratë për mediat, zv/kryetari i kësaj gjykate, Sokol Sadushi tha se këto dosje ishin në pritje për shqyrtim që nga viti 2010.

Sipas tij në 8 muaj nga prilli deri në dhjetor Gjykata e Lartë ka mundur të shqyrtojë rreth 2 mijë çështje, jashtë pritshmërive të qytetarëve.

 

Advertisement

SOKOL SADUSHI

ZV/KRYETARI I GJYKATES SE LARTE

 

Trupa e re me 3 gjyqtarë u përball me një ngarkesë prej 35,196 çështje gjyqësore të pashqyrtuara; me çështje të ardhura në Gjykatë në vitit 2010 e 2011 që prisnin shqyrtimin…Trupa prej 3 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë, bazuar në një metodologji të qartë të hartuar prej tyre që me fillimin e detyrës, kishte si objektiv shqyrtimin sa më parë të çështjeve më të hershme dhe atyre urgjente. Rezultati i kësaj metodologjie është: për periudhën Prill-Dhjetor 2020 u shqyrtuan 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.

Advertisement

 

Sa i takon Kushtetueses, Sadushi tha se Gjykata e Lartë nuk do të bëhet pengesë. Ai u shpreh optimist se në mes të vitit 2021, KLGJ do të bëjë të mundur kuorumin në Gjykatën e Lartë.

 

SOKOL SADUSHI

Advertisement

ZV/KRYETARI I GJYKATES SE LARTE

 

Por natyrisht që duhet të kemi parasysh edhe disa përcaktime që ligji ka bërë ku kërkon një kuorum të nevojshëm për Gjykatën e Lartë dhe është e kuptueshme që ky kuorum që kërkon ligji prej tre të katërtave, pra kërkon 15 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të cilët të kenë mundësinë të mblidhen dhe të vendosin për emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë pjesë e gjyqësorit.Hapja e garës, jep shpresë se Gjykata Kushtetuese do të krijohet por hapja e garës e bën të pamundur vendimmarrjen për shkak të numrit të kufizuar që ka Gjykata e Lartë, por duke shpresuar me ritmin që do të ndjekë Këshilli i Lartë Gjyqësor jam besimplotë se mesi i vitit tjetër do ta bëjë të mundur një kuorum të Gjykatës së Lartë.

 

Advertisement

Në fund të fjalës së tij Sadushi shpalosi edhe pritshmëritë për vitin 2021 ku së pari nënvizoi plotësimin në muajt e parë të vitit me të paktën një trupë të re gjyqtarësh dhe më pas në formatimin e plotë të saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy