Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorë tek zona e Ish-Uzinës ‘Auto Traktori’ në Shkozë.

Kryetarja e LSI,  tha se problemi më i madh i 30 viteve tranzicion është legalizimi i pronave.

 

Në 30 vite tranzicion njerëzit këtë betejë kanë, këtë hall kanë, dhe sa herë që vjen fushata elektorale të gjithë thonë: Legalizimi, legalizimi!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që është e rëndësishme sipas meje është që ky xhep këtu çfarë është? Po e le pa ujë, pa drita, pa legalizime, problem është. Çdo varfëri sjell një tjetër pasojë nga mbrapa. O do të sjellë krimin, ose vjedhjen, ose drogën.

Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri.

Por a është më e rëndësishme të rregullosh 160 familje apo është më i rëndësishëm një imazh? Po të shikosh vetëm boost-et që bëjnë nëpër rrjetet sociale, këto pagesat për promovimet e rrjeteve sociale dhe mediave, nuk është asgjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";