Kryemadhi: Ndëshkoni çdo politikan që është tallur me ju, LSI e mban fjalën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Monika Kryemadhi ishte paraditen e kësaj të marte në Baldushk të Tiranës ku diskutoi me banorët planin e LSI për fshatin dhe jo vetëm.

Drejtuesja e LSI tha se Shqipëria ka kushte të jashtëzakonshme, por ka sipas saj një kryeministër, që duhet larguar më 25 prill.

Ai është i larguar faktikisht, por ne na duhet ti çojmë njerëzit te kutia e votimit, ne na duhet që njerëzit që të pajisen me ID, pasaportat biometrike dhe të shkojnë të votojnë. Të votojnë për të ardhmen tuaj. Mos mendoni se kush do të jetë kryeministër nesër, mendoni për të ardhmen tuaj, mendoni të ndëshkoni çdo politikan i cili është tallur me ju, ju ka gënjyer, nuk mban premtimet. Vlerësoni me votën tuaj ata politikanë që e mbajnë fjalën, i qëndron fjalëve të tyre, i mbajnë njerëzit. Unë e kërkoj votën për LSI-në, sepse LSI e ka mbajtur fjalën, bën për të rinjtë dhe të rejat, është partia e të rinjve dhe të rejave, është e vetmja parti politike e cila ka krijuar 5 gjenerata të reja politike.

Advertisement

Kryemadhi u shpreh e bindur që Opozita e Bashkuar i ka shanset dhe mundësitë për ti dhënë goditjen përfundimtare këtij sekti që ka grabitur Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit, dhe për ti dhënë goditjen përfundimtare tranzicionit.

Tranzicioni duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë, duke mbyllur edhe atë etapën e rilindjes mavi që tjetërsoi dhe ngjyrën e flamurit tonë dhe ne duhet ti japim një hapësirë të jashtëzakonshme të rinjve e të rejave, tu japim juve mundësinë, pasi është shumë e rëndësishme që angazhimi juaj në jetën politike, jo vetëm më politikbërje por edhe në vendimmarrje është shumë i rëndësishëm.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy