Kryemadhi: Duam të fuqizojmë gruan dhe të ndalim shpopullimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: Duam të fuqizojmë gruan dhe të ndalim shpopullimin e vendit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  zhvilloi një takim me gratë e Elbasanit.  Ajo mes të tjerash se objektiv kryesor i kësaj force politike është fuqizimi ekonomik I gruas.

 

 

Ne kemi disa pika shumë të rëndësishme për fuqizimin ekomomik të gruas, jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në vendimmarrje, në përfshirjen e tyre në politikë. Ne duam ti japim ti japim forcë gruas jo thjesht për fasadë apo për ta përdorur si numër, por për ti dhënë forcë vërtet asaj dhe në fakt LSI e ka treguar këtë gjë, duke pasur parasysh se edhe mua si grua, më kanë votuar si kryetare partie, ma kanë dhënë shansin që unë të vazhdoj dhe të mbështes të gjitha gratë dhe vajzat e tjera për tu dhënë atyre më shumë mundësi. Në Shqipëria mungesa e hapësirave për të krijuar politika të reja ka qenë e theksuar, pasi gjithmonë partitë politike janë përpjekur të kenë programe politike demagogjike, thjesht në kuadrin e votimeve, por asnjëherë nuk janë ulur të ofrojë diçka që është e drejtpërdrejtë dhe përfituese për njerëzit.

Advertisement

 

Kryemadhi shpjegoi se programi i LSI nga ‘Bebja në Bebe’ nuk është hedhja e parave në depozitë bankare por investim në burse.

 

 

Advertisement

Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është programi ynë ‘Nga bebja në bebe’, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit për bebet, që do të kenë mundësi që ata vetë ta tërheqin pas 25 viteve, ose pas 30 viteve kur ata të bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare. Mentaliteti në Shqipëri është që ne kemi taksidarët që të vijnë me kamxhik dhe të marrin taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një tjetër zhvillimit dhe nuk ke se si të kuptosh se çdo të thonë fondet e zhvillimit, ose trust-fund, investimet në bursë, sepse Shqipëria nuk ekziston as në bursë. Dhe tashmë do të ekzistojë në bursë ‘Nga bebja në bebe’ që është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.

 

Kryetarja e LSI shtoi gjithashtu se prioritet është ndalimi I shpopullimit të vendit, sepse një nga arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi është se ata nuk kanë më asnjë garanci për veten e tyre apo për familjen e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy