Kryemadhi: Prodhimet shqiptare pa taksa dhe pa TVSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: Prodhimet shqiptare pa taksa dhe pa TVSH

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjate nje takimi me banorët e Fierit premtoi se te gjitha prodhimet shqiptare do te jene pa takse dhe pa TVSH.

Kjo, sipas Kryemadhit do te stimulonte prodhimin dhe do ti vinte ne ndihme fermereve.

 

“Unë ditën e djeshme kam qenë gjithë paraditen në Tiranë, ku kemi diskutuar dhe përmbyllëm punën për prezantimin e programit dhe pastaj kam qenë në Elbasan, në Papërr, në Bradashesh, në Broshkë, ku në takimet që zhvilluam me banorë atje, problematikat kryesore ishte papunësia dhe largimi i të rinjve nga shtëpia. Ndërkohë që në anën tjetër kishim taksat e larta, çmimin e energjisë elektrik të lartë, çmimet e ushqimeve të larta, ku pjesa më e madhe vinin nga importi, ndërsa produktet vendase ngelnin pa shitur.
Kjo ndodh në komuna, në zonat rurale të Shqipërisë, por nëse futesh në qytete, ku shqiptarët jetojnë në apartamente, në pallate, situata do të jetë akoma më e vështirë, sepse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të situatës ekonomike që dashje pa dashje është futur thellë në familjet shqiptare, atëherë ajo që është prezentë kudo është mungesa e mundësive për t’ju njerëzve një kosto jetese që të jetë e pandjeshme për xhepat e tyre dhe të kenë një standard më të mirë jetese.
Ne sot jemi në qytetin e Fierit dhe do ta kalojmë gjithë ditën sot këtu në takime, me grupe interesi, me qytetarë, duke shkuar në bizneset dhe shtëpitë e tyre. Mendoj që qyteti i Fierit është një qytet që mban një nga pjesët më kryesore të ekonomisë shqiptare, që është nafta, që plotëson dhe mbush buxhetin e shtetit.
Dhe aq më shumë që shikon ritmin e rënies ekonomike në xhepat e familjeve fierake që është jashtëzakonisht i madh. Për të mos folur pastaj për largimin e të rinjve dhe të rejave.
Ne kemi shumë djem dhe vajza që studiojnë në Tiranë nga qyteti i Fierit, që në përgjithësi janë edhe studentët më të mirë që kanë universitetet e kryeqytetit, por nga ana tjetër mundësitë për ta janë shumë të vogla.”, tha Kryemadhi ne takimin me banoret e Fierit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy