Kryemadhi: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve, taksa progresive ka goditur të varfërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve, taksa progresive ka goditur të varfërit

Monika Kryemadhi në kuadër të takimeve të ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit, u ndal në një bisede edhe me të rinjtë elbasanas.

Ajo tha mes të tjerash se LSI ka prioritet punësimin e të rinjve.

 

LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim.

Advertisement

 

Drejtuesja e LSI shtoi se lëvizja e parë për të zbutur gjërat dhe për të ulur papunësinë do të jetë ulja e taksave pasi me taksën progresive janë goditur më shumë të varfërit dhe shtresa e mesme, ndërsa duhet të ndodhte e kundërta.

 

Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje. Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta. Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy