Kryemadhi takon ambasadoren franceze: Prioritet i LSI, punësimi i të rinjve dhe grave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi takon ambasadoren franceze: Prioritet i LSI, punësimi i të rinjve dhe grave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.

 

Në takim, Kryemadhi ndau me ambasadoren Barsacq prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit. Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit.

 

Advertisement

Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.

 

Kryetarja LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy