Ish kreu i KQZ Kristaq Kume ka deklaruar se për regjistrimin e një partie politike për zgjedhjet, rruga që duhet të ndiqet nuk është e vështirë nëse i bazohesh ligjit.

 

Në një intervistë për Quo Vadis me Pranvera Borakajn, Kume tha se Lulzim Basha zyrtarisht është kreu i PD, sipas dokumentit të lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po të veshësh kostumin e zyrtarit që ka marrë përsipër që të kryejë një detyrë në zbatim të ligjit problemi nuk është i vështirë.  Lexo ligjin dhe zbatoje. Ajo që kërkon ligji në këtë rast është që partia politike që duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet të paraqesë edhe vërtetimin që e merr në zyrë nga regjistri i partive politike dhe organizatave në Gjykatën e Tiranës, në të cilën shkruhet provohet për zyrtarin që i bëhet kërkesa që ky subjekt ekziston dhe drejtohet nga filani.

 

Ata që shkuan i morën dhe i çuan te Celibashi se PD është e regjistruar në gjykatë dhe kryetar është Lulzim Basha”, tha Kume.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";