Përjashtimi i Berishës/ Kreu i PD Lulzim Basha mbledh krerët e degëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përjashtimi i Berishës/ Kreu i PD Lulzim Basha mbledh krerët e degëve

Zhvillimet e forta të diteve të fundit në PD, që nisën vecanërisht pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar,  kanë sjell një situatë aspak te qetë në seline blu.

Militantet janë përcare, pasi shumë nga ata që janë mbështetes të liderit historic, jo vetem që nuk e kanë pritur mirë lajmin por kanë sulmuar sa here që hynte dhe dilte të premten nga selia e PD.

Kundërsulmet e Berishes që tha se nuk njeh vendimin e Bashës dhe se do të bëjë gjithcka që të riktheje partine ne shinat e sovranitetit, kanë bërë që edhe Basha të bëjë lëvizjet e veta.

Këtë të shtunë Kryetari Basha ka mbledhur në një takim në selinë blu të gjithë kryetaret e degeve te PD në të gjithë vendin.

Advertisement

Mbledhja ka zgjatur mbi 1 orë e 30 minuta, por nuk janë zbuluar detaje se në cfarë situate është zhvilluar ajo dhe a ka pasur zëra kundër vendimit të Bashës edhe në këtë forum.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy