Në kuadër të punës përgatitore për kthimin e shkollave të arsimit special në qendra burimore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e këtyre shkollave nga qytete të ndryshme të vendit.

Qëllimi i qendrave burimore është të mbështesë arsimimin duke përmirësuar në vijimësi rezultatet e nxënësve, si dhe t’i përgatisë ata për gjithëpërfshirjen dhe aftësimin për jetën, duke zhvilluar aftësitë e duhura në të gjitha fushat e përditshmërisë së tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një postim në rrjete sociale ministrja thekson se gjithëpërfshirja në shkolla të zakonshme vijon të mbetet përparësi e politikave arsimore.
“Raporti i nxënësve me aftësi ndryshe që ndjekin arsimin gjithëpërfshirës ndaj arsimit special është përmirësuar nga 75% që ishte në vitin 2014 në rreth 90% në vitin 2022” – shkruan ministrja, që nënkupton se vetëm 10% e nxënësve me aftësi ndryshe të regjistruar, ndjekin shkollat speciale apo institutet kombëtare për nxënësit që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë.

Znj. Kushi gjatë takimit i ka falënderuar drejtuesit e shkollave speciale për kujdesin dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkë me ta ministrja ka përcaktuar drejtimet kryesore dhe hapat që do të ndiqen në procesin e kthimit të shkollave speciale në qendra burimore.