Shkollat bëhen qëndra burimore; Kushi: Më shumë mundësi për fëmijët me aftësi ndryshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkollat bëhen qëndra burimore; Kushi: Më shumë mundësi për fëmijët me aftësi ndryshe

Ministria e Arsimit po punon për kthimin e shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe.

 

Gjatë konsultimeve publike për ligjin e arsimit parauniversitar, ministrja Evis Kushi u shpreh se aktualisht kuadri ligjor dhe nënligjor nuk i lejon shkollat të japin maksimumin e tyre në shërbim të këtyre nxënësve, ndaj dhe po merren masa që të kthehen në qendra burimore.

 

Advertisement

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISE

 

Advertisement

“Eksperiencat më të mira sot në Bashkimin Evropian, por edhe në rajon flasin për qendrat burimore. Këto shkolla duhet të kthehen në qendra burimore ku të ofrojnë edhe shumë më tepër shërbime se sa vetëm arsim.”

 

Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi kryesor është integrimi i fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla normale.

 

Advertisement

Aktualisht vendi ynë ka 7 shkolla speciale dhe dy institute për nxënësit që nuk dëgjojnë dhe ata që nuk shikojnë.

 

Ministria e Arsimit pret çdo sugjerim për ligjin e arsimit Parauniversitar deri në hartimin e draftit përfundimtar të projektligjit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy